Karakteri im dinamik dhe kurioziteti mbi mediat, misioni dhe funksionimi i tyre, kanë luajtur rol thelbësor në formimin dhe rrugëtimin tim profesional. Nga pasioni i thellë për t'i vënë në punë të gjitha aftësitë e mia në media, si mjet i fuqishëm komunikimi, unë kam një interes të fortë të vazhdoj formësimin tim si gazetare për të kontribuar në programin medial me atë që mund të ofroj; interaktivitetin dhe origjinalitetin tim. Poashtu të krijoj përmbajtje cilësore, bazuar në informacione dhe burime të sakta. Duke qenë përcjellëse e mirë e kësaj fushe, unë tentoj të zhvilloj dhe rris audiencën e shtëpisë mediale. Gjatë punës sime, kam pasur rastin të eksploroj dhe të krijoj materiale të ndryshme multimediale, përfshirë artikuj, video dhe reportazhe. Relacioni im me publikun, me ka bërë të jem kompetente në studio apo skenë gjatë moderimit dhe prezentimeve. Besoj që jam një kandidate potenciale për të qenë pjesë e stafit tuaj si një zë kritik dhe informativ mbi cështjet që japin lajm dhe ngjallin diskutim në publik.